E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

“Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane” – shkruan Ambasada Amerikane në rjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb