TIRANE- Pasi mandati i tij përfundoi në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu.

Teksa qëndroi për 4 vite në Shqipëri me misionin e tij ambasadori Donald Lu do të vijojë karrierën diplomatike si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kirgistan. “Rrugë të mbarë, Ambasador Lu! ??️??️”, shkruhet përkrah fotos-karikaturë që ka zgjedhur ambasada.

Donald Lu do të mbahet mend si ambasadori, i cili përmendi emra personash me rrezikshmëri të lartë si Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit, por edhe emra të tjerë dhe grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri. Ambasadori Lu do të zëvendësohet nga Kathleen A. Kavalec.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: