TIRANË

Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur në emër të SHBA-ve ngushëllimet për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri dhe se vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.

“??️ | Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë”, shkruan ambasada amerikane.

Us
Us

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb