Ambasada Amerikane ka zbardhur detaje nga takimi me presidentin Bajram Begaj që zhvilloi sot e ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në vendin tonë.

Fokusi i bisedës mes dy zyrtarëve ishte te forcimi i miqësisë mes dy vendeve.

“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj. Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb