Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar me një mesazh të fortë për protestën e opozitës së bashkuar, e cila nisi paqësisht tek Kryeministria por krijoi tensione tek parlamenti.


Ambasada deklaron se nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore duke theksuar se është përgjegjësia e liderëve për të ruajtur të sigurt dhe ligjore protestën.


“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht. Nuk ka vend për dhunë apo shpërthime me eksploziv në një protestë paqësore.
Liderët e protestës kanë përgjegjësinë të mbajnë të sigurt dhe ligjore demonstratat dhe policia ka përgjegjësinë të përgjigjet në proporcion për të ruajtur rendin publik. Në të mirë të gjithsecilit një protestë të sigurt dhe paqësore duhet të jetë prioritet”, deklaron ambasada britanike.


Amb Britanike
Amb Britanike

(m.k/BalkanWeb)