TIRANE
Pak orë nga nisja e protestës së ambasadës së bashkuar, ambasada britanike në Tiranë rikthekson përmes një deklarate shpërndarë mediave, rëndësinë e një proteste të rregullt e paqësore.
“Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme të opozitës. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje të gjitha palëve të ulen urgjentisht në dialog për të tejkaluar krizën politike që ka kapluar vendin”, thuhet ne deklarate.
(BalkanWeb)