TIRANE

Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Ervis Martinajn, ky i fundit i përfshirë në ngjarjen në ish Bllok në 4 tetor, ku mbeti i vrarë një person.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA shprehet se Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, ndërsa pret që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin dhe Ervis Martinajn.

Njoftimi i ambasadës ne Facebook:

??️ | Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën

Ghbn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb