TIRANE

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të përzgjedhurit e sistemit në programin për vizat. Në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane njofton të përzgjedhurit e vizave  se data e takimit në ambasadë do të caktohet vetëm nëse sjellin në kohë, në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, të dhënat e tyre.

Postimi i plotë:

Informacion i rëndësishëm për të përzgjedhurit e DV2019: Juve do t’ju caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KCC-së dokumentet tuaja. KCC do t’ju dërgojë një email me listën e dokumenteve të kërkuara. Lutemi vizitoni ? https://dvselectee.state.gov #pyetanen

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb