Ambasada Amerikane ka dhënë një tjetër njoftim të rëndësishëm lidhur me lotarinë amerikane dhe procedurat.

Ambasada bën me dije se nëse përzgjidheni në Programin e Lotarisë, procedurat nuk janë më të njëjtat por kanë ndryshuar.

“Rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KCC do t’ju dërgojë një email që ju kërkon të dërgoni me email dokumentet tuaja civile,” shkruan Ambasada.

Gjithashtu ambasasa paralajmëron se nëse këto dokuemnte nuk dërgohen, nuk do të caktohet një datë interviste.

Njoftimi

Jeni i përzgjedhur për Programin e Lotarisë DV2019? KCC ka ndryshuar procedurat – rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KCC do t’ju dërgojë një email që ju kërkon të dërgoni me email dokumentet tuaja civile. Nëse ju nuk i dërgoni ato, KCC nuk do t’ju caktojë një datë interviste. Mos e humbni shansin tuaj!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: