Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë disa udhëzime të reja për Programin e Lotarisë DV-2021, vetëm një ditë pas nisjes së aplikimeve. Ambasada jep disa këshilla, që duhet t’i kenë parasysh të gjithë qytetarët që do të aplikojnë për lotarinë këtë vit.


72201614 10156704180870838 2124904395039571968 O
72201614 10156704180870838 2124904395039571968 O

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet”, thuhet në mesazhin e ambasadës.


  • foto galeri

Njoftim i Rëndësishëm


Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

DV-2021 Udhëzimet në Anglisht (PDF – 390 KB)
DV-2021 Udhëzimet në Shqip (PDF – 552 KB)
Shikoni videon tonë për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. (Shënim: ndryshime të vogla janë bërë në formularin e regjistrimit DV-2021, por udhëzimet e dhëna në video janë ende të vlefshme.)

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb