Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një foto të vjetër të një grupi burrash shqiptarë.

Në sqarimin e fotos tregohet që data e shkrepjes mbetet e panjohur. Në imazhin e paraqur duken një grup burrash shqiptarë gati për filluar gjuetinë për derra të egër, sqaron Ambasada.

Në foton e dalë nga Biblioteka e Kongresit thuhet se “ata u mblodhën për gjueti pasi një karavan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër”.

Postimi  i plotë:

Data e panjohur. Stile të reja për veshjet e gjuetisë. Një grup burrash shqiptarë gati për të filluar gjuetinë për derra të egër. Pantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof përbëjnë një veshje shumë të veçantë gjuetie. Ata u mblodhën për gjueti pasi një caravan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër përgjatë rrugës. (?: Biblioteka e Kongresit)

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb