TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë sensibilizon opinionin publik shqiptar për të luftuar korrupsionin, duke njoftuar se Transparency International dhe Fondacioni Thomson Reuters, kërkojnë foto që tregojnë se si korrupsioni ndikon në jetët e njerëzve.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet statusit të saj në Facebook, shprehet se “Korrupsioni ka pasoja shkatërruese që mund të jenë të vështira për t’u ilustruar. Por, imazhet janë mjete të fuqishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të sjellë ndryshimin. Transparency International dhe Fondacioni Thomson Reuters kërkojnë foto që tregojnë se si korrupsioni ndikon në jetët e njerëzve”.

“Çfarë mund të fitoni? Do të shpallen tre fitues në secilën nga dy kategoritë, ndërkohë që edhe të tjetët mund të kenë mundësinë që puna e tyre të publikohet në faqen e Transparency International dhe Thomson Reuters. Çmimi i parë fiton një udhëtim në Malajzi me të tëra shpenzimet e paguara për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (2-4 shtator, 2015) si dhe do të marrë pjesë në një kurs fotografie nga Fondacioni Thomson Reuters. Kursi do të jetë gjithashtu me të gjitha shpenzimet e paguara dhe do të kombinojë teorinë me praktikën, ndërkohë që do ju ndihmojë të ndërtoni një portofol të denjë për t’u publikuar në agjensinë e lajmeve Reuters”, shkuruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në postimin e saj.

Po ashtu, ambasada e SHBA-së në Tiranë vë në dispozicion edhe adresen online që mund ta klikoni më poshtë.

Më shumë informacion

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb