TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka perkujtuar ditën e pavarësisë së SHBA-së duke publikuar Deklaratën e Pavarësisë miratuar nga Kongresi Kontinental i Filadelfias më 4 korrik 1776, duke e titulluar “Një Ide që ndryshoi botën”.

“Një ide që ndryshoi botën: “Kjo e vërtetë është e qartë, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë…” Lexoni tekstin e plotë të Deklaratës së Pavarësisë, miratuar nga Kongresi Kontinental në Filadelfia, më 4 korrik, 1776: http://goo.gl/O1z4a”, shkruan ambasada amerikane, duke postuar linkun ku mund te lexohet Deklarata e Pavarësisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, pas postimit te Deklaratës se Pavarësisë në statusin e saj Ffacebook, shprehet: “Gëzuar Ditën e Pavaresisë!”, duke e ilustruar me foton e flamurit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: