TIRANË

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Ditën e Verës por ka përcjellë edhe një porosi për ata që shkojnë në ambasadë për t’u intervistuar për vizën. Ambasada këshillon që çantat e mëdha qytetarët e interesuar t’i lënë në shtëpi dhe të mos kenë asgjë në xhepa.

Por për të gjitha pyetjet mund të shkruani në faqen e ambasadës.

POSTIMI
??| “Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë.” #PyetAnën

Ambasada Shba Fb
Ambasada Shba Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb