TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nëpërmjet Programit të saj për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS), i dhuroi Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar një larmi pajisjesh si, kompjuterë, skaner, printer dhe pajisje për zbulimin e rrezatimit.

Zëvendës Shefi i Misionit Henry V. Jardine, gjatë prezantimit të këtij programi, ritheksoi angazhimin e Ambasadës së SHBA për të mbështetur nismat e Institutit për mbrojtjen ndaj rrezatimit.

Ndërkaq Drejtoresha e Institutit, Elida Bylyku, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Ambasadës së SHBA, veçanërisht në formën e trajnimeve dhe dhurimit të pajisjeve nga Programi EXBS.

Bylyku tha se ky partneritet i vazhdueshëm do të rrisë aftësitë e Institutit për t’iu përgjigjur alarmeve të mundshme për rrezatim në kufij, duke ndihmuar ta bëjë Shqipërinë më të sigurt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb