Qeveria amerikane ka një tjetër ftesë për shqiptarët që vjen pak ditë para nisjes së aplikimeve për lotarinë amerikane.

Ambasada e SHBA-ve ofron një program tjetër për të jetuar në Amerikë 1 vit, të cilin e ka publikuar në faqen e saj në facebook.

“Jeni gati për të jetuar një vit në Amerikë? Për të mësuar për kulturën amerikane? Për të treguar për kulturën e vendit tuaj? Për të pasur një eksperiencë të paharrueshme? Aplikoni në programin YES! Për më shumë informacion, dërgoni një email në: tirana@americancouncilssee.org”, shkruan ambasada amerikane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: