TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza turistike.

Në një njoftim që ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë një këshillë mbi përfitimin e kësaj vize. Sipas ambasadës së SHBA-ve, tashmë nuk duhet garancia nga sponsori.

“Sa më pëlqen pranvera në Tiranë; aroma e mimozave të lulëzuara është kaq e mrekullueshme! Unë dhe Keni mezi po presim të përfitojmë nga kjo kohë për të udhëtuar sa më shumë në Shqipërinë e bukur.
Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
17103539_10154456096420838_1182834798239900994_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: