https://www.youtube.com/watch?v=GGr_t9a41Qg&feature=youtu.be
TIRANE – Ashtu siç deklaroi Ambasadori Arvizu mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive, Ambasada Amerikane në Tiranë do të japë viza 3 vjeçare studentore, vizitori dhe punësimi, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kualifikohen.

Sipas Ambasadës Amerikane, kjo do të thotë që nëse ju konsideroheni të kualifikuar dhe merrni një vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, viza juaj do të jetë e vlefshme për 3 vjet në vend të një viti. Kjo periudhë e re vlefshmërie do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët, të cilët bëjnë pushimet, studiojnë, bëjnë biznes apo vizitojnë familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht.

Është e rëndësishme të theksohet se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar – secili aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Mbrëmë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, deklaroi në një intervistë televizive se, vizat amerikane për shqiptarët do të kenë një vlefshmëri prej 3 vjetësh. Arvizu deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm dhe duhet që të vlerësohet. Përsa i përket liberalizimit të plotë të vizave, ambasadori Arvizu tha se, është ende herët dhe duhet shumë punë.

“Në këtë listë bëjnë pjesë një grup shumë i vogël vendesh. Në SHBA mund të shkojnë pa viza shtetasit e vetëm 35 vendeve”, -tha Arvizu.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: