TIRANE – Autoritetet gjermane vijojnë të rikthejnë në Atdhe shtetasit shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani.

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se gjatë gjysmës së parë të kësaj jave do të riatdhesohen 365 azilkërkues.

Konkretisht, Ambasada Gjermane bën të ditur se në datën 27 tetor do të riatdhesohen 162 persona, ndërsa në 28 tetor, në orën 14:40, pritet të kthehen në Atdhe rreth 203 persona.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb