TIRANË- Me anë të një deklarate për mediat, Ambasade Greke në Tiranë jep detaje të telefonatës së Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama dhe kreut tqë ri të qeverisë greke Alexis Cipras.
Në deklaratë, thuhet se Obama i ka premtuar Ciprasit mbështetjen e SHBA-ve për qeverinë grekë, me qëllim që të largohet nga politika e shtrëngesës.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë mbështetës në përpjekjen e qeverisë greke për t’u larguar nga politika e shtrëngesës, e garantoi kryeministrin Aleksis Cipras presidenti amerikan, Barack Obama, që i telefonoi kryeministrit grek për ta uruar për fitoren. Sipas burimeve qeveritare, Obama i tha Cipras se kjo mbështetje do të shprehet edhe në praktike, nëpërmjet bashkëpunimit të ministrive të financave të të dy vendeve. Presidenti amerikan vuri në dukje se edhe Europa duhet ta braktisë politikën e shtrengesës, gjë që e bënë SHBA-të, dhe të adoptojnë një axhendë të fuqishme zhvillimi. Obama i rekomandoi zotit Cipras të çlodhet pas fushatës së zgjedhjeve, pasi do t’i nevojiten forca për në vazhdim. Kjo është e vështirë për shkak të rrethanave, iu përgjigj kryeministri grek”, thuhet në deklaratë.

Në një njoftim për shtyp lidhur me komunikimin e dy liderëve, Shtëpia e Bardhë thekson se “presidenti (Obama) theksoi se Shtetet e Bashkuara, si miq të vjetër dhe aleatë presin të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re greke për të ndihmuar Greqinë që të rikthehet në rrugën e prosperitetit afatgjatë. Të dy liderët shqyrtuan gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë midis Greqisë dhe SHBA lidhur me çështje të sigurisë europiane dhe antiterrorizmit”-, thuhet ne deklaraten e Ambasades Greke ne Tirane.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: