TIRANË- Pas zërave që hodhën hipoteza së ishte kryeministri Rama ai që anuloi vizitën e Aleksis Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar me kërkesë të kancelares gjermane Angela Merkel ka reaguar Ambasada Greke në Tiranë e cila ka hedhur dritë mbi këtë situatë.

Në fakt ambasada ka konfirmuar versionin e kryeministrit Rama sipas të cilit ishin zhvillimet politike në Greqi, zgjedhjet e parakohshme që ndryshuan axhenden e kreut të SYRYZA­s.

Më herët ambasada greke në Tiranë kishte përgatitur të gjitha detajet e vizitës së Aleksis Tsipras në kryeqytetin shqiptar dhjetorin e kaluar.

Ambasada sqaroi se gjithçka që flitet për një ndërhyrje të kancelares Merkel janë spekulime.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: