GREQI- Situata e krijuar në Greqi ka krijuar jo pak shqetësim edhe në radhët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj. Nisur nga dita e sotme e përgjatë gjithë javës, bankat në Greqi do të qëndrojnë të mbyllura, por kjo nuk është pritur mirë nga qytetarët.

Lidhur me këtë situatë, ambasada shqiptare në Greqi njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se për çdo vendim duhet të drejtohen në Zyrën Konsullore, deri në momentin kur bankat do t’i rikthehen aktivitetit.

“Si pasojë e mbylljes së përkohshme së Bankave në Greqi, deri në rihapjen e tyre pagesat për të gjitha veprimet pranë Ambasadës do të kryhen pranë Zyrës Konsullore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb