TIRANË- Zyra Konsullore në Ambasadën shqiptare në Greqi ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, se pasaportat shqiptare me probleme me toponimet janë të vlefshme vetëm për një hyrje në R.SH.

Sipas njoftimit për shtyp të kësaj ambasade, “në Shqipëri këta shtetas duhet të aplikojnë për pasaportat e reja me toponimin GRC”.

“Duke marrë shkas nga informacione të pa vertetë të përhapura, ambasada sqaron se, “autoritetet policore greke kanë konfirmuar zyrtarisht se në vazhdim nuk do të lejohet hyrja në territorin grek të personave me pasaportat e vjetra me probleme me toponimet”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb