Këtë javë bota është përgatitur për të shënuar 50-vjetorin e shkuarjes së parë të njeriut në hënë. Apollo 11 ishte anija e NASA-s që ka dërguar astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin në satelitin natyror të Tokës më 20 korrik 1969.


Ky sukses e bëri NASA-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lider botëror në shkencë dhe teknologji, në kohën kur po zhvillohej një garë e ashpër me ish-BRSS-në.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e tërë bota po shënojnë këtë arritje të madhe për tërë njerëzimin.


Ambasadori amerikan në Kosovë dhe ai në Serbi kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shënuar këtë datë.

Ata duke uruar për përvjetorin kërkojnë edhe njëherë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

“Të eksplorosh gjithësinë është e arritur madhështore – dhe ende e papërfunduar. Njësoj sikur edhe të ndërtosh të ardhme në paqe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën të kthehen në tavolinën e negociatave”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnett.

Kosnett
Kosnett

Ndërsa, ambasadori Kyle Scott në Serbi, në gjuhën serbe, ka shkruar gjithashtu në Twitter: “Nëse mund të dërgojmë njeriun në Hënë, sigurisht që mund të gjejmë edhe rrugën për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve”.

Scott
Scott