TIRANE- Me të marrë detyrën e kryeprokurores së Përkohshme në zyrën e Arta Markut kemi parë të mbërrrijnë shumë diplomatë, përfaqësues të ambasadave të akredituara në vendin tonë, duke shtuar edhe zërat se ajo është pikërisht e “përzgjedhura” e ndërkombëtarëve.

Ndër të parët që e ka vizituar ka qënë ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, për të cilin thuhet se i ka lënë porosi të hetojë rastet e korrupsionit qoftë edhe në nivele të larta.

Pas tij në zyrën e saj kanë shkuar ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz si dhe ambasadorin italian Alberto Cutillo.

Ndërsa sot, vizitorët e radhës kanë qënë Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Johan Ndisi dhe ai i Austrisë, Johann Sattler.
7c09eb8a-bae7-41a1-b72d-4ed0e657f5ec
“Takim i mirë me Prokuroren e Përkohshme Arta Marku së bashku me ?? Amb @ josattler! Punë e rëndësishme na pret përpara! Presim bashkëpunim të frytshëm nga Prokuroria për drejtësinë për të mitur! @aklagareSE”, -shkruan ai në një status të tijin.

Kujtojmë se gjashtë muajt në vijim janë konsideruar si më deçizivët për vendin sa i përket përpjekjeve për çeljen e negociatave me BE-në dhe realizimi i reformës në drejtësi mbetet një nga kushtet kryesore.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb