Fabrika e Birrës Korça është kthyer në magnet për vizitorët e huaj. Kësaj radhe ambasadorë nga Maqedonia e Veriut dhe një grup turistësh gjermanë shijuan të sapo prodhuar birrën e parë shqiptare. Shijen e saj e krahasojnë me birrën në vendet e tyre

Shtatë ambasadorë të huaj nga Maqedonia e Veriut zgjodhen të vizitojnë këtë fundjave ambientet e birrës së parë shqiptare, birrës Korça. Diplomatët kanë parë nga afër investimin gjigant duke u impresionuar jo vetëm nga fabrika por edhe nga shija e birrës së freskët të cilën nuk hezituan ta quanin birrën më të mire shqiptare.

Ambasadori shqiptar ne Maqedoninë e Veriut,  Fatos Reka thotë se Birra Korça është simbol që  konkuron me sukses jo vetëm në  tregun vendas  por erdhe në atë ndërkombëtar. Fatos Reka, ambasadori shqiptar ne Maqedoninë  e Veriut. Ambasadori çek Miroslav Toman thotë se fabrika e birrës Korça me teknologji çeke prodhon birre cilësore.

” Jam mirënjohës që pronari, zoti Irfan Hysenbelliu,  ka zgjedhur teknologjinë çeke për ketë fabrikë që është shumë e njohur në Shqipëri.Vendi im Çekia,  është e njohur për prodhimin shumë cilësor te birrës. Nuk e prisja qe një birre kaq e mire mund të provohej edhe ne Shqipëri.Do jetë pa diskutim zgjedhja ime, pa diskutim do zgjedh birrën Korça. Provova birrën biondë dhe te zezë madje dhe i përzjeva ato dhe mendoj se duhen vlerësuar të dyja nga konsumatorët.”

Një tjetër ambasadore po aq e impresionuar nga fabrika dhe birra Korça është ambasadorja japoneze në Maqedoninë e Veriut,  Keiko Haneda.

“Sot ne provuam diçka shumë të veçantë nga birraria këtu, birrën e freskët, ndaj  mu krijua ndjesia se këtu përpiqen të ndërthurin tradicionalen me tekniken moderne por shija është shume e freskët dhe mendoj se ata po përpiqen të prodhojnë birrën më të mirë në vend”.

Në fundjave fabrika e birrës Korça është vizituar edhe nga një grup turistesh gjermanë. Ata provuan shijen e mrekullueshme të birres së sapo prodhuar dhe gatimet tradicionale të restorantit në një atmosfere të ngrohtë miqësore.

Restaurimi dhe vjetërsia e fabrikës ngjalli shume kureshtje tek turistet të cilët dëgjuan me vëmendje historikun e saj. Shprehen se kane mbetur te impresionuar nga vizita dhe shijen e birrës se pare shqiptare e  krahasojnë me atë gjermane

“Ne vijmë nga Mynihu me duket interesante vizita. Kjo fabrike është shumë e vizituar dhe Birra Korça një nga birrat me të njohura.

Duke qenë se ne kemi shumë fabrika birre mund të them se këtu ne Shqipëri gjetëm një fabrike birre gjithashtu shumë të mirë, një prodhim te veçantë. Për mua birra është shume e mire, më pëlqen shumë birrën e zezë e adhuroj”

“Mund të them qe ishte e shkëlqyeshm,  ishte gjithashtu një vizite dhe nje guidë brenda fabrikes, tani qw poe pi dhe po më shijon vërtet. Birra  është e shkelqyeshme. Jam e surprizuar se sa e vjetër është kjo fabrike qe vazhdon te jete ne pune dhe për restaurimin është bërë një pune fantastike. Birra po me shijon shume do ishte shume interesante për mua te shihja edhe muzeun e kësaj birrarie ne te ardhmen”.

Gotat e mbushura me birrë dhe entuziazmi i turisteve krijuan një atmosfere gjallëruese në hollin e fabrikës teksa uruan me gotat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb