TIRANE– Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria. Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh. Dhe personi që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgiztanit, thuhet aty.

Ambasadori Lu që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb