Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për shkak të ndalimit të negociatave mes Kosovës e Serbisë.

“Ata që besojnë se do të vijnë kushte më të mira në të cilat do të negociohet një marrëveshje më e favorshme, duhet ta dinë se nuk ka asnjë moment më të mirë se kjo”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton KP.

Ai ka porositur “politikanët të lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe revizionizmin historik, pasi rihapin plagën e të mbijetuarve dhe parandalojnë përparimin drejt arritjes së një qeverie transparente, demokratike dhe të përgjegjshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb