Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë sot se është duke i përcjellë nga afër ngjarjet e djeshme, ku u arrestuan gjashtë shtetas turq.

Delawie në një postim në Twitter shkruan se transparenca dhe përkushtimi për një proces të rregull dhe sundim të ligjit janë jetike.

“Duke i përcjellë nga afër ngjarjet e djeshme. Transparenca dhe përkushtimi për një proces të rregull dhe sundim të ligjit janë jetike”, ka shkruar ambasadori amerikan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb