TIRANE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë e PD-së ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se takimi i tyre, po zhvillohet në kuadër të situatës politike në vend.

Takimi i tyre zhvillohet ndër të tjera, një ditë pas protestës paksa të tensionuar të opozitës.

Pavarësisht mungesës së kreut të PD-së, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Bruksel, protesta drejtohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Protesta u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë demostratë pas Kuvendit u rrethua Policia e Tiranës dhe jo  Kryeministria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb