Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka zbuluar në emisionin e gazetares Alba Alishani se emigrantët shqiptarët që shkojnë në mënyrë të paligjshme në Britani mund të përfundojnë në Ruanda.
King-Smith u shpreh se gjatë kësaj jave ka pasur zhvillime lidhur me projektligjin për Ruandën, i cili me shumë gjasa do të miratohet javën e ardhshme.
Ai zbuloi se nëse dikush do të shkojë në mënyrë të paligjshme në Angli dhe do të kërkojë azil, mund të përfundojë në Ruanda.
“Kemi edhe një zhvillim të rëndësishëm edhe këtë javë, që është projektligji për Ruandën. Me shumë gjasë do të miratohet javën e ardhshme, po diskutohet në të dyja dhomat e parlamentit anglez. Pra, nëse do të shkosh në mënyrë të paligjshme në Angli dhe kërkon azil, mund të përfundosh në Ruandë. Prandaj duhet të shkojmë në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ambasadori britanik.