Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka zhvilluar takimin e tij të fundit zyrtar me kryeministrin Edi Rama para largimit të tij nga detyra si kryediplomat i Britanisë në Shqipëri.

King-Smith premtoi gjatë takimit se do të angazhohet për ta përkrahur Shqipërinë si dhe kontributet pozitive të shqiptarëve të ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Sakaq, Rama dhe ambasadori britanik theksuan se të dy qeveritë ndajnë të njëjtin vizion se bashkëpunimi dypalësh prodhoi përfitime të prekshme për popujt në të dy vendet dhe për të gjithë Europën.

Reagimi i Ambasadës britanike në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith bisedoi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në takimin e fundit zyrtar para largimit.
Diskutimi ishte shumë konstruktiv. Ambasadori britanik premtoi se do të angazhohet për ta përkrahur Shqipërinë si dhe kontributet pozitive të shqiptarëve të ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë tre viteve të fundit, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë krijuar lidhje jashtëzakonisht të forta dhe një miqësi të vërtetë. Ambasadori i përcolli përshendetjet e Kryeministrit britanik dhe theksoi se Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, duke vijuar partneritetin tonë në Drejtësi, Energjitikë, Infrastrukturë, Emigracion, Mbrojtje, Arsim dhe Kulturë.

Ata diskutuan mbi konkluzionet e takimit të Komunitetit Politik Europian që u zhvillua javën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të mbahet në 2025, në Shqipëri. Ata theksuan se të dy qeveritë ndajnë të njëjtin vizion se bashkëpunimi dypalësh prodhoi përfitime të prekshme për popujt në të dy vendet dhe për të gjithë Europën. Kryeministri shqiptar dhe Ambasadori britanik nënvizuan rëndësinë për të vijuar trajektoren pozitive për llogaridhënien, korrupsionin dhe zbatimin e ligjit, si pjesë e saj.

Ne kemi dëshmuar impaktin e arritur kur kemi bashkuar forcat, përfshirë edhe në mbështetjen e të rinjve të talentuar në veri të Shqipërisë dhe ndihmën për të sjellë ndryshimet pozitive, të cilat shqiptarët duan t’i shohin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb