TIRANE – Ambasadori amerikan Donald Lu informohet përmes ‘BalkanWeb’-it.
Ai është ndër të paktët përfaqësues të SHBA që ka zgjedhur tu drejtohet shqiptarëve me gjuhën e tyre. Që ditën e parë kur mori detyrën, ambasadori Donald Lu ka folur gjithmonë në gjuhën shqipe në daljet e tij publike. Por përveç kësaj, ai hap faqet shqiptare në internet për tu informuar lidhur me lajmet e fundit. Madje këtë e ka bërë edhe gjatë kohës që ishte me pushime.

Në një intervistë për revistën Mapo, ambasadori amerikan është shprehur se gjatë kohës që ishte me pushime kishte hapur BalkanWeb-in, ku kishte parë fotografitë nga votimi i 22 korrikut, kur u miratua reforma në drejtësi në parlament.

I pyetur se si u ndje kur reforma në drejtësi u miratua, ambasadori Donald Lu u përgjigj: “Unë së fundmi jam kthyer nga pushimet, por gjatë kohës që isha me pushime, por shihja një faqe interneti, më duket se ishte ‘BalkanWeb’, por nuk e mbaj mend mirë, ku ishin disa foto të asaj nate të 22 korrikut. Dhe po, isha shumë i lodhur pas shumë ditësh negociata dhe kundërshtish, dhe ajo që mendoj unë se të gjithë e dinë është se deri në minutën e fundit, asnjë nuk kishte besim se ky ligj do të miratohej, aq më tepër se do të miratohej me votë unanime”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb