TIRANE– Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet, është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën Mobike, e cila është një prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.


“Don mbi rrota. Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike -share në telefonin tuaj”, shkruan Veliaj.


Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”. Ashtu sikurse në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemi i biçikletave pa stacion, është kthyer në një trend edhe për mijëra të rinj shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë këtë lloj transporti.


(BalkanWeb)