BEOGRAD, SERBI

Ambasadori francez në Serbi Frederic Mondoloni ka komentuar raportimet e mediave serbe, të cilat shkruan mbrëmë se “Notre Dame u dogj për shkak se atje ishte ngritur flamuri i Kosovës”.

Mondoloni tha se raportime të tilla nga tabloidet serbe janë skandaloze. Ai theksoi se ndjen “neveri të thellë” ndaj atyre që botojnë të tilla “lajme”.

“Deklaratat në tabloidet serbe janë skandaloze. Më lëndon thellë dhe përbuz njerëzit që arrijnë të merren me të tilla gjëra. Kjo nuk është Serbia me të cilën jam njohur në 18 muaj që kam qëndruar këtu”, tha ambasadori i Francës në shtetin serb Mondoloni.

Të hënën, si Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrja Ana Brnabic reaguan zyrtarisht për zjarrin në Notre Dame.  Serbia ofroi ndihmë në rinovimin e katedrales.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb