BEOGRAD – Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është kushti i vetëm për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”.

“Ne nuk kërkojmë që Serbia ta njohë Kosovën”- theksoi ambasadori ndërsa tha se kapitulli 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të hapet, derisa Marrëveshja e Brukselit të mos zbatohet në tërësi.

Sipas ambasadorit, “dy pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Brukselit, që nuk janë implementuar, janë integrimi i organeve të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe formimi i Bashkësisë së Komunave serbe”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: