KOSOVE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përkrahur fuqishëm protestën e sotme që u mbajt në Prishtinë, në mbështetje të mbijeturave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Diplomati gjerman, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht.

“Përkrahim fuqishëm mesazhin e protestës së sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës, e sidomos të mbijetuarve nga dhuna seksuale nuk duhet të keqpërdorët për arritje partiake dhe politike. Respekti për ato që vuajtën është i pari”, shkruan Heldt në Twitter.

Ndryshe sot, disa organizata joqeveritare, me moton “Më trajto dinjitetshëm”, kanë marshuar shesheve të Prishtinës në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Marshi në mbështetje të grave të dhunuara është mbajtur edhe si protestë dhe mospajtim me publikimin e një fotografie me pamje të rënda nga ana e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb