TIRANE – Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman theksoi domosdoshmërinë që reforma në drejtësi të miratohet para verës, si hap i rëndësishëm që Shqipëria të ecë përpara në drejtim të Bashkimit Europian.

Ambasadori Hoffman tha se reforma në drejtësi ka nevojë për bashkëpunimin mes palëve, duke theksuar se është çelësi për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Javën e kaluar, opozita u rikthye në komisionin posaçëm për reformën në drejtësi, duke bërë të mundur rinisjen e dialogut. Gjatë mbledhjes së komisionit të premten e kaluar, palët kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të funksionojë kontrolli i pasurisë, integritetit dhe aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mbetet për t’u zgjidhur përfundimisht formula e përbërjes së komisionit vlerësues.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: