SHKODËR

Ambasadori i Hungarisë Lorant Balla ka folur nga Shkodra për vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Ai u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim, duke theksuar se Shqipëria ka një të kaluar dhe frymë europiane.


Ambasadori Balla tha më tej se largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët, duke shprehur mbështetjen për procesin e integrimit të vendit në BE.

“Jemi të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave. Shqipërisë i duhet të presë dhe kjo nuk është e mirë. Vendi ka të kaluar europiane dhe frymë e histori europiane.
Duhet ta ndërtoni të ardhmen këtu në vendin tuaj, në Ballkanin Perëndimor. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Do të punojmë për integrimin e Shqipërisë”, është shprehur ambasadori i Hungarisë gjatë përkujtimit të revolucionit hungarez në Shkodër.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb