SHKUP-Ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, e paralajmëroi ardhjen e tij në vendin tonë edhe në gjuhën shqipe. Fjalimin ku prezanton veten dhe angazhimet gjatë misionit në Maqedoni, e fillon me “Zdravo, Përshëndetje…”. Pastaj vazhdon disa fjali në gjuhën maqedonase, kurse pjesën më të madhe në gjuhën angleze.


“ Zdravo. Përshëndetje. Unë jam Xhes Bejli, ambasadori i ri amerikan në Republikën e Maqedonisë. Është nder për mua dhe familjen time që do të jemi në Maqedoni në disa vite të ardhshme (maqedonisht).


Më shumë se 20 vite, SHBA-të dhe Maqedonia po ndërtojnë një partneritet dinamik. Unë e kam për qëllim që t’i forcojmë marrëdhëniet tona dhe t’i ndihmoj Maqedonisë që ta realizoj potencialin e saj si një vend dinamik, multietnik e demokratik, tërësisht të integruar në shoqërinë euro atlantike (anglisht)”, thuhet në prezantimin e ambasadorit të ri amerikan.


(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: