Kur kanë ngelur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett vjen me një mesazh për kandidatët për deputetë.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me kandidatët.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, -ka shkruar Kosnett.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: