“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj. Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve. SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: