Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë në një lidhje telefonike me Neës24, ka folur në lidhje me ngjarjen ndarjen nga jeta të të riut shqiptar Florenc Beqiraj në Marsejë.

Sipas Tolës, nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim nga ana e autoriteteve franceze kundrejt të riut. “Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm . Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me spitalin dhe policinë si dhe familjarët e tij. Çështja është nën hetim, nuk janë dhënë pista të tjera, thuhet se ai është gjetur i pandërgjegjshëm në dhomën e tij.

Mbajtja me aparatura, ka qenë gjest human nga spitali i Marsejës.  Nuk ka pasur aspak refuzim të dhënies së ndihmës mjekësore. I dhanë çdo mundësi të atit të qëndronte pranë trupit të të birit.

Do të kryhet autopsia. Deri tani ne nuk kemi asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim nga autoritetet ndaj të ndjerit. Brenda javës tjetër do të kenë dalë rezultatet pas autopsisë, dhe pastaj do të shihet se çfarë ka ndodhur realisht” tha Tola.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: