Me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci z. Riza Poda shtroi një pritje në Hotel Sheraton, një nga më prestigjiozët në Zagreb.

Në pritje morën pjesë ish-Presidenti kroat Stipe Mesic, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Sekretarë Shteti, Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, deputetë kroatë e shqiptarë, ambasadorë, diplomat, gjeneralë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kroaci, përfaqësues të biznesit dhe universiteteve kroate, drejtues të shoqatave shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend, miq të ambasadës e të ftuar të tjerë.

Festa Kroaci 3
Festa Kroaci 3

Himni kombëtar u interpretua nga këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani, ndërsa himni kroat nga tenori i vendas Ronald Braus.

Manjola Festa Kroaci 3
Manjola Festa Kroaci 3

Në fjalën përshëndetëse Ambasadori Poda evidentoi marrëdhëniet tradicionale që ekzistojnë mes dy popujve dhe dy vendeve tona dhe veçantinë e këtyre marrëdhënieve. Në Kroaci jeton një komunitet i madh shqiptar nga Kosova, i cili është tepër aktiv në jetën ekonomike, politike e sociale në vend. Shqiptarët kanë deputeten e tyre në parlamentin kroat, e cila mori pjesë në pritje.

Duke iu drejtuar në shqip përfaqësuesve të komunitetit shqiptar të pranishëm në pritje Ambasadori Poda theksoi rolin që ata kanë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mundësitë e gjera për të kontribuar dhe investuar në Shqipëri.

Festa Kroaci 2
Festa Kroaci 2

Pritja u shoqërua me muzikë, këngë e valle shqiptare të performuara nga këngëtarja Nallbani dhe Grupi “Sazet e Përmetit” që kishin ardhur posaçërisht nga Tirana. Gjatë pritjes u servirën edhe ushqime tradicionale dhe verë shqiptare.

Festa Kroaci 4
Festa Kroaci 4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb