TIRANË- Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas miratimit të reformës në drejtësi, ku vlerëson kontributin e kreut të opozitës.

Ambasadori i Italisë, i shpreh vlerësimin maksimal kryedemokratit Basha për angazhimin e tij dhe kontributin e PD në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë.

“Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmëri në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi. Kam besim se, edhe falë kontributit të Forcës politike që ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë. Teksa Ju përsëris ndjenjat e konsideratës sime më të lartë, Ju lutem pranoni, Zot Kryetar, përshëndetjet e mia të përzemërta”, shkruan ambasadori, Alberto Cutillo.

Dje Basha zhvilloi një bisedë telefonike me zv. Sekretaren amerikane Victoria Nuland e cila vlerësonte lidershipin e treguar të kreut të PD në procesin e reformës në drejtësi.

LETRA E PLOTË E AMBASADORIT CUTILLO
I dashur Zoti Kryetar,
Dëshiroj t’ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Ju në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë.

Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmëri në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi.

Kam besim se, edhe falë kontributit të Forcës politike që Ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë.

Teksa Ju përsëris ndjenjat e konsideratës sime më të lartë, Ju lutem pranoni, Zot Kryetar, përshëndetjet e mia të përzemërta.
Alberto Cutillo

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: