TIRANE– Ambasadori i SHBA-ve në vëndin tonë, Donald Lu, së bashku me familjen, ka vizituar gjatë ditës së djeshme ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë.


Lu gjatë kësaj vizite është shoqëruar nga specialistët e muzeut, të cilët i kanë treguar gjithçka lidhur me objektet, dokumentet apo edhe bibliografitë origjinale, të cilat flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.


Ambasadori amerikanka vizituar edhe disa pavione si atë të antikitetit dhe mesjetës së hershme, atë të principatave shqiptare, të pushtimit osman, pavionin e kështjellave mesjetare, etj.


Ambasadori së bashku me familjen e tij, ka parë mjaft objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Ndërkohë që gjatë kësaj vizite Ambasadori ka realizuar edhe fotot e rastit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: