TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se ka zhvilluar sot takim me anëtarët e KPK-së.

Kim thekson se SHBA mbështet pavarësinë dhe integritetin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

  • foto galeri

Postimi i ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim:

Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen.

Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, e cili vazhdoi, pavarësisht situatës me Covid. SHBA mbështet fuqimisht – pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë shqiptare.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb