Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison edhe njëherë ka treguar mbështetje të fortë për Kosovën dhe ushtrinë e saj.

Ajo ka pohuar se NATO do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike ku të jenë të përfshira të gjitha minoritetet që jetojnë në tokën e Kosovës.

Retorikën dhe përplasjet për taksën ndaj Serbisë, ambasadorja amerikane e ka quajtur si politikë bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë një konferencë para nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: