Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka folur nga Lini i Pogradecit në lidhje me zgjedhjet e vitit 2025 dhe votën e emigrantëve.
Huber tha se zgjedhjet e lira e demokratike janë aspekt i rëndësishëm që Shqipëria të bëjë më tej në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ajo tha gjithashtu se emigrantët shqiptarë duhet të kenë të drejtë të votojnë.
Ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber: Qeveria demokratike e Shqipërisë është një aspekt i rëndësishme i zhvillimit drejt aksesit në Bashkimin Europian. Gjithashtu për të tërhequr invesitorët që të kenë besim në zbatimin e ligjit, per të qënë atraktive për ta.
Zgjedhjet demokratike dhe transparente janë një element shumë i rëndësishem i këtij aspekti. Ne punojmë me institucione te ndryshme në Shqipëri për te fuqizuar kapacitetet. Kemi nje bashkëpunim afatgjatë më parlamentin, gjithashtu duam të forcojmë këshillat bashkiakë, si dhe kemi nje bashkëpunim me KQZ. Pra qëllimi kryesor është që të fuqizojmë institucionet dhe t’i bëjmë gati që të implemientojmë proceset transparente.
Si mund të zgjidhet ngërci politik për te përfshirë dhe emigrantet ne votim?
Ambasadorja zvicerane në Shqipëri: Vendimi për votën e emigrantëve është një vendim që duhet marrë nga partitë politike së bashku. Unë mund të them vetëm që ne qytetarët zviceran kemi të drejtë të votojmë edhe kur jetojme jashtë dhe kuptoj që kjo është nje çështje e rendësishme për diasporën shqiptare qe është e shumtë. Ne punojmë gjithashtu në KQZ për t’i fuqizuar kapacitetet. Por vendimi final për votën e emigrantëve dhe modalitetet duhet të merret nga institucionet shqiptare dhe partitë politike.