Amber Heard ka ndarë me miqtë e saj në internet një foto të vajzës së saj. Aktorja ka postuar në Instagram një foto të Una Page, që nga muajt e parë të jetës së saj. Në foto ne shohim Heard duke ushqyer vajzën e saj me një shishe dhe ajo duke i buzëqeshur asaj.

Una Page – të cilës aktorja i vuri emrin e nënës së saj të ndjerë – lindi përmes një nëne surrogate në prill 2021, por Heard nuk e zbuloi këtë deri në korrik të atij viti.

Ashtu siç ishte shprehur edhe aktorja: “Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë lajm me ju. Katër vjet më parë vendosa që doja të kisha një fëmijë. Doja ta bëja sipas kushteve të mia. Tani e vlerësoj se sa radikale është që ne si gra të mendojmë për një nga pjesët më themelore të fatit tonë në këtë mënyrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shpresoj të arrijmë në një pikë ku është normale të mos duash një unazë për të pasur një fëmijë. Një pjesë e imja dëshiron të argumentojë se jeta ime private nuk është punë e askujt. Unë gjithashtu e kuptoj se natyra e punës sime kërkon që unë të kem kontroll mbi këtë çështje. Vajza ime ka lindur më 8 prill 2021. Ajo quhet Una Paige Hurd. Është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime”, tha Heard.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: